HomeLifestyle

Pse frika e të qenit beqar ju pengon të gjeni partnerin e duhur?

Nuk është e vërtetë që të jesh beqar do të thotë të jesh i palumtur, mëso të jesh rehat me veten dhe do të gjesh mënyrën e duhur për të jetuar një marrëdhënie me të tjerët.

Sipas hulumtimit që u shfaq në Journal of Personality and Social Psychology, frika për të qenë beqar mund të ndikojë negativisht në marrëdhënie. Arsyeja? Gratë që vuajnë sepse janë vetëm kanë tendencë të jenë më të varura emocionalisht dhe të pakënaqur sesa ato që gëzojnë beqarinë.

Për më tepër, frika nga vetmia vepron si një ngjitës, sepse nuk i bën njerëzit të gjejnë guximin për të mbyllur një histori që nuk është duhur për ta.

Frika nga të qenit beqare mund të bëjë që të gjeni partnerin e gabuar për ju. Kur jeni duke kërkuar një lidhje për të shpëtuar nga vetmia, ka shumë të ngjarë që ta gjeni veten duke bërë zgjedhje të këqija dhe të përfundoni në krahët e atyre që nuk janë të përshtatshëm për ju. Prandaj krijohet një paradoks i trishtuar: ata që mendojnë se mund të jenë të lumtur vetëm si çift, sepse kanë frikë të jetojnë vetminë e tyre, në fund e gjejnë veten duke jetuar në marrëdhënie të paplotësueshme dhe të kënaqshme. Atëherë cfarë të bëni? Mënyra më e mirë për të gjetur personin e duhur për ju është të jetoni në paqe vetminë tuaj, duke larguar frikën.

Të kesh frikë të jesh vetëm është normale dhe shumë vajza ndjehen keq për këtë. Nëse edhe ju keni këtë frikë, ajo që duhet të bëni është të mos gjykoni veten dhe të shihni se çfarë është ajo që ju frikëson kaq shumë. Po, sepse të qenit beqare shpesh është një mundësi e shkëlqyeshme për të parë brenda dhe për t’u marrë me pasiguritë tuaja.
Hapi i parë është që të merrni gjithë kohën që ju nevojitet dhe të kuptoni mirë se çfarë ju shqetëson në faktin e të qenit beqare dhe të vlerësoni se çfarë ndjenjash negative ngjallen tek ju.

Për të hetuar më mirë, ju mund t’i bëni vetes pyetje, të tilla si, “Pse nuk ndihem rehat?”, “Çfarë më bën të ndihem keq nga të qenit beqar?”. Përgjigjuni vetes me vërtetësi dhe hulumtoni këto emocione negative.


TË NGJASHME