HomeShowbiz

‘Pse jam kështu siç jam?’ Miley Cyrus flet për problemet me alkolin

Miley Cyrus ka folur shpesh per problemet që ka pasur me alkolin dhe në një intervistë për “Variety” ajo tregoj se ka 6 muaj që është esëll.

“Po bëhen 6 muaj tashmë që jam esëll. E gjitha filloi sepse më duhet të bëja një operacion për kordat e zërit…Megjithatë kishte pak kohë që po mendoja për mamanë time. Ajo është e birësuar dhe shumë prej ndjesive të saj që lidheshin me braktisjen i kisha edhe unë. Nga ana tjetër, prindërit e babait tim u ndanë kur ai ishte 3 vjeç dhe praktikisht është rritur vetë. Kisha shumë histori familjare që më ndikonin dhe shpeshherë pyesja veten ‘Pse jam kështu siç jam?’. Sidoqoftë duke kuptuar të shkuarën, ne kuptojmë më shumë për të tashmen dhe ta ardhmen. Terapia më ka ndihmuar shumë,” tha Miley.

Përveç kësaj këngëtarja tregoj se të arrinte në këtë gjëndje ka qenë tepër e vështirë.

“Është e vështirë sepse të jesh e re dhe të mos konsumosh alkool është njësoj si të jesh e mërzitshme. Por në fakt nuk është fare kështu. Dua të them unë mund të jem shumë gjëra, por ‘e mërzitshme’ nuk është një prej tyre. Sidoqoftë e gjitha ja vlen kur çohesh në mëngjes dhe je 100% e kthjellët. shtoj më tej Miley.


TË NGJASHME