HomeLifestyle

Pse meshkujt janë miqtë më të mirë të femrave?

Nga dëgjimi për ndodhitë e jetës suaj të përditshme deri tek dhënia e këshillave kur i pyesni, burrat janë miqtë më të mirë që një grua mund të ketë. Ata do t’ju bëjnë të qeshni, do të argëtoheni dhe, mbi të gjitha, do të jenë atje kur të keni nevojë.

Ne po ju zbulojmë disa arsye se përse burrat janë miqtë më të mirë të grave:

Ata mund të ruajnë shumë mirë një sekret

Sipas studimit, gratë nuk mund të mbajnë sekret për më shumë se 24 orë! Meshkujt, nga ana tjetër, kanë tendencë të harrojnë ato që u keni thënë pas disa minutash, duke i bërë ata “një kasafortë” për sekretet tuaja.

Ata mund të hiqen si i dashuri juaj

Gratë pëlqejnë të kenë vëmendje por vetëm nga persona të caktuar. Në rastet kur ato bezdisen nga dikush miku i tyre mund të hiqet edhe si i dashuri për të larguar personat “bezdisshëm”.

Ata nuk ju gjykojnë për sasinë e asaj që hani

Nëse përveç ushqimeve jo kalorike apo perimeve që jeni të detyruara të hani për të ruajtur linjat ju shumë mirë mund t’ia plotësoni dëshirat stomakut tuaj edhe me ndonjë ushqim “mëkatar” të jeni të sigurta që nuk do të gjykoheni aspak nga një mashkull. Madje këtyre të fundit u duket mjaft tërheqëse një grua që duan të hanë.

Ata nuk iu konkurrojnë

Sipas një raporti të Universitetit të Arizonës, gratë kanë tendencë më ziliqare për gratë e tjera. Ato garojnë me njëra-tjetrën dhe shpesh janë xhelozë. Ndërsa në të kundërt burrat janë më pak konkurrues, veçanërisht kur bëhet fjalë për miqtë e tyre.

Ata janë të besueshëm

Shumica e vajzave e kanë më të lehtë të besojnë te miku i tyre mashkull se te ato femra. Arsyeja pas kësaj është se burrat janë më të besueshëm. Është në natyrën e tyre të mbrojnë gratë dhe t’i ruajnë ato të sigurta.

Ata ju japin këshillat më të mira për dikë që ju pëlqen

Nëse shoku juaj djalë ju kërkon të qëndroni larg një djali në veçanti, ai vetëm dëshiron më të mirën për ju. Ju mund të mbështeteni patjetër tek ata kur bëhet fjalë për këshillat në lidhje me “pretendentët” e zemrës tuaj.


TË NGJASHME