HomeLifestyle

Pse meshkujt mendojnë se u pëlqejnë të gjitha femrave? Çfarë thotë studimi

Shpeshherë shumë meshkuj mendojnë se femrat ‘lënë kokën’ për to. Hulumtimet kanë treguar se, në përgjithësi, meshkujt kanë tendencë që të keqkuptojnë qëllimin seksual të femrave, veçanërisht pas disa gotave alkool.

Por një studim i ri shkon më tutje, duke sugjeruar se mendimi i të qenit tërheqës mund të ndikojë në perceptimin e tyre ndaj interesave të femrave. Hulumtuesit në Union College në New York pyetën rreth 500 meshkuj për të imagjinuar një skenar në të cilin një femër tërheqëse në një klub nate u pëlqen atyre. Pjesëmarrësit u pyetën për nivelet e interesit që ata besonin se femra në këtë skenar do të mund të kishte, duke filluar nga ‘e painteresuar’ deri tek ‘shumë e interesuar’.

Kështu, studimi tregoi se meshkujt me një nivel më të lartë të mendimit se janë tërheqës kishin më shumë gjasa që të imagjinonin një femër të interesuar seksualisht për ta dhe sipas profesorit të psikologjisë, Joshua Hart, kjo është për shkak të dëshirës së meshkujve për intimitet.


TË NGJASHME