HomePsikologji

Pse ndonjëherë duhet ta dëgjosh mamin kur thotë se s’i pëlqen i dashuri yt

E dimë ç’situatë e vështirë krijohet kur ti bie në dashuri me dikë, por nëna jote nuk e aprovon. Ndjesia e parë që të vjen është inati dhe mendimi se pikërisht mamaja jote s’do t’ja dijë për lumturinë tënde. Por, nëse mendoheni pak më gjatë do ta kuptoni që kjo s’është e mundur pasi përballë qëndron njeriu që ju do më shumë dhe nëse nëna jote nuk e aprovon të dashurin tuaj, minimimi që mund të bëni është të analizoni arsyet pse!

1. Kur ti je e dashuruar, nuk mendon qartë.

Herë herë, dashuria na bën të marrim vendime të gabuara. Eshtë provuar se kur një person është i dashuruar, gjykimi i tij zbehet dhe nuk janë në gjendje të mendojnë me logjikë të pastër. Nga ana tjetër, është nëna jote që të njeh më mirë se askush dhe e ndjen kur mirëqënia jote mund të rrezikohet.

2.  Në vend që të debatosh, përpiqu ta shohësh nga këndvështrimi i saj.

Ajo i frikësohet faktit që dikush mund të të thyejë zemrën, prandaj ngulmon të shohësh qartë. Kujto që do më të mirën për ty, më shumë se çdokush tjetër.

3. Instikti i një nëne është ekstremisht i fuqishëm.

Nëse ajo thotë se ka një parandjenjë të keqe rreth kësaj marrëdhënieje, beso që po flet instikti i nënës, që në të shumtën e kohës nuk gabon. Pastaj, kujto që gjithashtu ajo ka qenë vajzë e re dikur dhe i njeh më mirë se ty thyerjet e zemrës.

4. Mendon që ti meriton më mirë!

Jo gjithnjë ne dimë ta vlerësojmë veten siç duhet dhe nëse ajo mendon që ti meriton më mirë, të paktën analizoje si fakt. Nëse bindesh që ai është i duhuri për ty, bisedo me të dhe binde, duke i treguar sa e lumtur je.

Paranojat e një nëne pavarësisht se në të shumtën e rasteve rezultojnë të vërteta, mund të jenë edhe të gabuara.


TË NGJASHME