HomeLajmi i Fundit

Pse “Niku” i përgjimeve mori 3 tendera të rinj? Rama: Dokrra, SPAK po punon, nuk përgojoj dynjanë kot!

Përgjimet e Ndranghetas ishin sërish pjesë e dikutimit gjatë takimit të kryeministrit me gazetarët, ku të përfshirë ishin edhe disa eksponentë të njohur shqiptar.

Në konferencën e përjavshme “Ekonomia në fokus”, kryeministri Rama u pyet se pse “Niku”, që dilte në përgjimet e Ndragheta-s, ka marrë tre tendera të tjerë, pa pritur që SPAK të mbyllë hetimet.

Rama u përgjigj e shteti ka rregulla dhe se pa marrë SPAK një vendim, ai nuk ka pse të veprojë bazuar në thashetheme dhe dokrra.

Pyetje: Përgjimet e Ndragheta, “Niku” i përgjimeve është Besnik Halili, që së fundi ka marrë tre tendera të tjerë me 10 mln euro, ndërkohë që është nën hetim nga SPAK, a nuk duheshin mbyllur hetimet më parë?

Rama: Ka ligje dhe etikë në këto punë. Të gjitha këto që thoni janë të papërputhura me realitetin. Nuk e kam për zakon të flas për emra kompanish e biznesesh, se nuk është puna e një kryeministri që të përgojojë dynjanë, sic e ka bërë paraardhësi im. Është gjë shumë e mirë që SPAK është përfshirë në këtë cështje për t’i dhënë një përgjigje atyre që, sipas meje, cfarë janë thënë, janë dokrra. Nëse ka gjëra që s’janë thënë, me siguri SPAK do t’i gjejë. Por deri më tani dokrra, dokrra, dokrra, shumë e thjeshtë, asgjë me sens.


TË NGJASHME