HomeShowbiz

Pse nuk e pranoi Jul Deda vendin në listat e PD-së?

Përballë moderatorit Silvi Fort në episodin e 14-të të Gota Show ishte aktori i njohur Jul Deda ku zbuloi shumë të pathëna më parë sa i përket bashkimit të tij me Partinë Demokratike, e konkretisht pse ai nuk e pranoi vendin që Lulzim Basha i kishte bërë në listat e PD-së.

Silvi Fort: Kur të vendosi Basha në një pozicion të ulët në listat e PD-së, pati një pakënaqësi nga ana jote?

Jul Deda: Është e vërtetë që pata një shkëmbim për këtë çështje. Mu kërkua që të jem në një pozicion jo shumë poshtë në listë, në një vend pothuajse fitues, numri 17 dhe për këtë unë rrashë dakord. Përpilimi i listave është një përpilim pak strategjik nukështë çështja me të bo qejfin, është strategji, ka aleatë etj, janë disa kombinacione që ai i di më mirë se ne sepse e sheh ngjarjen nga sipër dhe e lëviz lojën pak më makro. Unë nuk e shprehur ndonjëherë dëshirën për t’u bërë deputet për shkak edhe të një pune jo shumë aktive, unë jam mësuar të bë një punë më shumë aktive, nuk jam mësuar të shkoj atje të ul e të ngre kartonat. Por i kam thënë edhe këtë, nëse ka nevojë PD për figurën time, jam gati ta vë në dispozicion veten time për këtë çështje. Kur u pa një kombinim tjetër për shkak të aleatëve u propozua një vend tjetër më poshtë në listë dhe unë i thashë që i shërbej më shumë duke mos qenë aty. Mendova që valenca e emrit tim nuk kishte pse të ishte atje. Kjo ishte llogjika.


TË NGJASHME