HomeShowbiz

Pse nuk i sheh Rita Lati skeçet e saj?! Më vjen turp…

Aktorja e njohur e humorit, Rita Lati, ka qenë e ftuar ditën e djeshme në programin “E Diell”.

Ajo ndau shumë detaje nga jeta e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte pendimi i saj në lidhje me punën që ka bërë në të kaluarën.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti nëse ishte penduar për ndonjë nga skeçet e humorit që ka realizuar në të kaluarën, Rita i përgjigjet kështu:

“A ka? Sa ka thuaj më mirë. Ka aq shumë sa nuk di ku të futem. Nuk i shoh kurrë skeçet e mia”.

Rita u shpreh se kishte shumë nga skeçet e saj humoristike që i vinte turp t’i dëgjonte sërish.

Përsa i përket pyetjeve rreth dëshirës së saj për fëmijë të tjerë përveç moderatores së njohur Roza Latit, ajo tregoi se nuk e kishte menduar kurrë të kishte fëmijë tjetër sepse donte të ishte e përqëndruar vetëm te ajo.

Kujtojmë se prej disa vitesh, Rita Lati është tërhequr nga skena e humorit, dhe është përqëndruar vetëm tek karriera e vajzës së saj Rozës.


TË NGJASHME