HomePolitikë

“Pse nuk regjistroheshin pallatet në Sarandë, kush bën presion në Vlorë”

Saranda ishte qyteti i vetëm që nuk na ecte legalizim i pallateve. Vetë ata që kishin pallatet nuk donin të bënin regjistrimin se ishin të deputetëve, prokurorëve, ish prokurorëve etj… Aty duket se sa është e përzierë politika dhe lloj-lloj njerëzish të tjerë”.

Kështu deklaroi Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kur u pyet nëse ishte e përfshirë politika në vjedhjen e pronave.

Drejtuesi i emisionit, po ashtu pyeti zotin Lame për atë se çfarë po ndodh në Vlorë duke i përmendur edhe deklaratat e gazetarit Artan Hoxha i cili të hënën në Opinion tha:

Atje situata është edhe më e rëndë se kaq. Kemi 6 muaj që nuk pranon njeri që të bëhet drejtor Hipoteke. Si është e mundur që nuk pranon njeri të bëhet drejtor Hipoteke? Sapo i del emri për kandidat drejtor Hipoteke, te dera e shtëpisë i shkojnë dhe i trokasin pronarët e pronave me letra dhe që nga ai moment të gjithë drejtuesit e Hipotekës së Vlorës u kërkohet vetëm një gjë, të çregjistrohet një vendim i Gjykatës së Apelit. Është dhënë një pronë në Jalë dhe kërkojnë që të mos ekzekutohet. Ai vendim është i formës së prerë dhe nuk kanë ça i bëjnë. Ti do ta kesh nesër zotin Lame dhe do ta sqarojë më mirë pse policia ka rritur nivelin e sigurisë përfshi dhe zotin Lame. Kush i kërcënon ata? Pse policia lokale nuk ka mundësi të ndërhyjë. Ai është territor 75.000 metër në një nga plazhet më të bukur në Jalë”.

Artan Lame: Këto ditë ka ardhur një tjetër vendim gjykate atje, për të njëjtën tokë. Është vendim gjykate. Nuk e ndan më Kadastra. Për të njëjtën pronë ka më shumë se dy vendime. Bregdeti i jugut nuk është regjistruar. Të gjendur përpara presionit gjithë këto vite, hipotekat e vjetra kanë gjetur këtë lloj zgjidhje. Vinte njeri me këtë vendim dhe e regjistronin, vinte tjetri me një vendim tjetër e regjistronin.

Por kush i bën këto presione në Vlorë, që largohen drejtuesit e hipotekës?

Artan Lame: Presioni, ndaj ikin drejtuesit aty. Ka njerëz që e mbajnë presionin, ka njerëz që nuk e mbajnë. Ka dhe raste të tjera largimesh, ndodhin dhe do ndodhin. Bën presion ai që është në gjendje të bëjë presion. Nga politika nuk më rezulton të ketë presion, ndoshta është krimi i lidhur me politikën dhe politika vë krimin për presion. / Opinion.al17       


TË NGJASHME