HomeShowbiz

Pse Rona Nishliu nuk zbuloi asnjë detaj nga dasma deri në momentin e fundit?

Para disa muajsh, Rona Nishliu, kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me një ceremoni tepër private pranë familjarëve dhe miqve të saj më të ngushtë. Çdo gjë u zbulua në momentin e fundit me disa foto në ‘Instagram’ dhe nuk u dha asnjë detaj më tepër rreth momentit më të rëndësishëm të këngëtares.

E ftuar në emisionin ‘Nin’ me moderatorin Alaudin Hamiti, këngëtarja ka zbuluar pse ka zgjedhur mos ta bëjë publik atë moment duke thënë: “ Nuk kam mundur të marr një altoparlant dhe të dal në shesh e të tregoj se po martohem. Asgjë se kam bërë në mënyrë të fshehtë, kam bërë martesën dhe të gjithë kanë qenë të ftuar. Nuk jemi tipa që dalim dhe ekspozohemi”.

Ndër të tjera Rona ka shtuar: “Edhe ceremoninë e kam bërë për prindërit sepse për vete se kisha bërë”.

Kujtojmë se Nishliu ka marrë pjesë ne festivalin e ‘Eurovision’ në vitin 2012 dhe u klasifikua e 7-ta në renditje. Ajo arriti që me vokalin e saj gjithë bota të kthente sytë nga Shqipëria, duke e vlerësuar maksimalisht për vlerat e mëdha vokale.


TË NGJASHME