HomeShowbiz

‘Pse rri beqare?’, Bleona jep përgjigjen epike

Bleona Qereti është një ndër këngëtaret shqiptare më të mira me shumë vite në skenë, por kohët e fundit po e vijon karrierën e saj në Amerikë. Bleona vjen shpesh në vendin tonë dhe së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku nuk nguroi t’ju përgjigjej pyetjeve të sinqerta të bëra nga fëmijët e panelit. Një ndër vogëlushët e ka pyetur këngëtaren se pse rri beqare apo po pret Princin e Kaltër.

“E di si është puna? Unë po pres të më vijnë me kalë dhe ata po vijnë me gomar, zemër. Prandaj jam akoma beqare, se s’po më vjen i duhuri” – tha me të qeshur këngëtarja.

Vogëlushit, nuk i pëlqeu përgjigjja e Bleonës, tha se “nuk duhet të shohësh nëse ka kalë apo ka gomar, por duhet të shohësh nëse ka zemër të bardhë”.


TË NGJASHME