HomeSociale

Pse studentet nuk zgjedhin të vazhdojnë arsimin e lartë?

Arsimi i lartë sa vjen e po kthehet në një neglizhencë dhe maturantët po braktisin universitetet, janë disa faktorë që ndikojnë në këtë zgjedhje.

1. Tarifa e lartë:

Shpesh arsimi i lartë kushton shumë para, tarifat e studimit janë shumë të larta, kështu studentët kërkojnë një punë për të shlyer pagesat, por ka një problem tjetër, shumë kompani punësojnë vetëm njerëz me eksperiencë pune, prandaj kjo është arsyeja pse ata detyrohen ti shkëpusin studimet e larta dhe të punojnë punë të ndryshme duke krijuar kështu përvojë profesionale dhe duke arritur një nivel të mirë pagash.

2.Shumë inovatorë nuk kanë pasur kurrë një diplomë.

Oprah filloi karrierën e saj në TV kur ishte 19 vjeçe, Mark Zuckerberg u largua nga Universiteti i Harvardit për të punuar në projektin e tij për “Facebook”.

3.Profesione të reja shfaqen çdo ditë e më shumë, të cilat nuk mund t’i mësosh në shkollë.

4. Të mësuarit online ka më shumë fuqi.

Universitetet ofrojnë një arsim mjaft të përgjithshëm, për faktin se lëndët lidhen me çështjet kryesore të caktuara. Sot ekzistojnë një numër i madh i platformave në internet që mund t’ju ndihmojnë të merrni njohuri të ndryshme në lidhje me atë që ju jeni i interesuar. Kështu rezulton të jetë shumë më efektive të mësoni nga interneti sesa të kaloni kohën 4 ose 5 vite me studime.


TË NGJASHME