HomeShowbiz

Pse të gjitha të famshmet bëhen bjonde?

Pak a shumë, të gjitha e dimë shprehjen e famshme që thotë se “kur një vajzë është gati të ndryshojë flokët, jeta e saj ndryshon njëherë e përgjithmonë”!

JENNIFER ANISTON.
JENNIFER-IN E MBAJMË MEND BJONDE PREJ NJË JETE, POR NË FAKT FLOKËT E SAJ ORIGJINALË JANË NË NGJYRË TË ERRËT. NË KULMIN E FAMËS, INDUSTRISË IU DESH NJË JENNIFER BJONDE…

Me siguri, e keni vënë re që në një moment a një tjetër të gjitha të famshmet e Hollywood-it e kanë bërë këtë dhe për më tepër kanë zgjedhur një ngjyrë të vetme. Bjonden!

BEYONCE NË 2007-ËN ISHTE BRUNE, POR PREJ SHUMË KOHËSH, AS AJO NUK HEQ DORË NGA NUANCAT E HAPURA.

Beyonce, Nicki Minaj, Emma Stone, Lindsay Lohan, Shakira, Demi Lovato, Ariana Grande e shumë të tjera nuk janë bjonde natyrale, por  sigurisht para syve tanë ato shfaqen si të tilla. Pse?! Për shkak se statusi i famës ua ka “kërkuar” diçka të tillë!

ARIANA GRANDE BËRI GJITHASHTU SI KOLEGET E SAJ, SEPSE STATUSI I FAMËS E KËRKONTE BJONDE

Të gjitha këto gra që përmendëm më lart dhe shumë të tjera, (pavarësisht se kanë po aq talent dhe mund të elektrizojnë skenën dhe me flokë të errët), kur karriera dhe fama e tyre mbërrin në një pikë të caktuar, kthehen në bjonde. Pse ndodh kjo?

Autori i librit “The Blonde”, Barnaby Conrad e shpjegon kështu:

“Bjondja është si të thuash më shumë grua. Një bjonde duket si më e pafajshme, ajo është si markim i një trashëgimie, është trofeu i një arritjeje. Bjondet duket sikur mishërojnë në çdo aspekt kulturën amerikane.”

BEBE REXHA DUHET TË KTHEHET SËRISH NË BRUNE. DO APO S’DO INDUSTRIA MUZIKORE

Në fakt, koncepteve “i errët/me ngjyrë” i jepet ende një konotacion negativ krahasuar me “i bardhë/bjond” dhe duket se kjo është zgjeruar deri në ngjyrën e flokëve që të famshmet mbajnë. Me pak fjalë, të qënit bjonde, është një pamje e pranueshme e standartit të bukurisë në Hollywood.

KUJT I KUJTOHET SE NJËHERË E NJË KOHË, MILEY KA QENË BRUNE?

Pavarësisht kësaj, e vërteta është që një pjesë e mirë e tyre janë kanë lindur për të qenë brune. Kujtojmë këtu sërish Dua Lipa-n apo Demi Lovato-n.

FLOKËT BJOND TË DUA-S, JANË SINJALI I “EPOKËS SË RE”.


TË NGJASHME