HomeTeknologji

Pse të gjithë asistentët vokalë kanë zë femre?

Asistentët vokalë tashmë janë një gjë me të cilin po familjarizohemi sa më shumë kalon koha. Ato i gjejmë tek smartphone-t, navigatorë GPS, etj. duke i përdorur pothuajse çdo ditë.

Si do të jetë moti, në cilën orë është ndeshja, sa bëjnë 4×4, udhëzime për lëvizjen, drejtimin, etj. janë disa prej pyetjeve tona, por ajo që vemë re është fakti se nga matanë, zëri që përgjigjet është gjithmonë femëror.

Dhe a e keni pyetur ndonjëherë veten përse?

Disa shkencëtarë argumentojnë se zëri femëror pëlqehet më shumë se sa ai mashkullor.

Veç kësaj, është i lidhur me zërin e nënës, kështu që shumica e njerëzve kanë tendencë t’i qasen pozitivisht zgjedhjes.

Edhe tek paraardhësit e asistentëve virtualë, si dispeçeret dhe sekretaret, ishin kryesisht gra.


TË NGJASHME