HomeLifestyle

Pse të gjithë bënë ëmbëlsira gjatë karantinës?

Meqenëse karantina vazhdon akoma për disa vende, miqtë dhe njerëzit që ndjekim në Instagram dhe Facebook duket se të gjithë u shndërruan në blogerë të ushqimit të specializuar në ëmbëlsira. Kjo për disa arsye:

1-Sheqeri ka një efekt ngushëllues.

Shija e sheqerit që receptorët e shijes tonë perceptojnë ka një efekt qetësues dhe ngushëllues. Nuk është rastësi që kur duam ta shpërblejmë veten, ne mendojmë për një ëmbëlsirë dhe jo për një sallatë.

2-Ëmbëlsirat përmirësojnë gjendjen shpirtërore.

Për shembull, është rasti i çokollatës që vepron duke ngritur nivelin e serotoninës, një hormon që rregullon gjendjen shpirtërore dhe heq gjendjet negative emocionale. Kini kujdes që të mos e teproni: sheqeri gjithashtu mund të krijojë një lloj varësie, për këtë arsye rekomandohen pjesë të vogla dhe ushqim të shëndetshëm.

3-Ul stresin e izolimit.

Izolimi po na çon në një situatë stresuese që zgjat me kalimin e kohës. Në fakt, gatimi na lejon të qëndrojmë të ankoruar nga ato që ne po bëjmë duke mos lejuar që mendimet të na mbysin. Ndërsa përgatisim një tortë arrijmë të shkëpusim mendjen dhe të ulim stresin.

4-Gatimi i ëmbëlsirave i afron të tjerët.

Bërja e një ëmbëlsirë, eksperimentimi me një recetë të re ose krijimi i një me imagjinatën tuaj gjithashtu ju lejon të afroheni më shumë me shoqëruesit tanë të izolimit. Pavarësisht nëse është e dashura, motra apo prindërit tuaj, gjatë gatimit të ëmbëlsirës ju jeni duke krijuar diçka që më pas do ta ndani me të dashurit tuaj.


TË NGJASHME