HomeShowbiz

Pse të gjithë po flasin për lëkurën e Kim Kardashian pasi kjo foto u bë virale?

Kim Kardashian është mbretëresha e padiskutueshme e Instagram-it dhe askush nuk mundet të pohojë të kundërtën e kësaj!

Në të vërtetë, modeli standard i fytyrës femërore që provon qindra foto me filtra të ndryshëm për të gjetur perfekten është një situatë e njohur për shumë vajza.

Kim Kardashian është modeli i portretit ideal me mollëza të ngritura, buzë të plota dhe lëkurë të butë dhe të pastër, kredite këto që e bëjnë gjithnjë të duket perfekte edhe në ato “papërsosmëritë” e vogla!

Dhe ky perceptim vijon i palëkundur deri në momentin kur zbulojmë se gjërat nuk janë tamam kështu! Kim Kardashian ka pore në lëkurë (madje edhe disa mikro puçrra)!

Besojeni ose jo ky është lajmi që tronditi Reddit disa ditë më parë. Mund të duket si shaka, por një foto e saj është bërë virale çka tregon se vajza e dytë e familjes së famshme Kardashian nuk ka një lëkurë edhe kaq normale dhe të bukur sa të gjithë ne pretendojmë!

Fotografia në fjalë është realizuar ndërsa Kim po ndiqte një lojë të Lakers së bashku me Kanye dhe më pas u publikua në Reddit me një titull që përqendrohet saktësisht në fytyrën “normale” të yllit të reality show-t!

Ajo ka një lëkurë të jashtëzakonshme me një pamje realiste dhe ka akses në produktet/trajtimet më të mira të bukurisë në botë.

Mos u mashtro nga standardet e larta që janë ofruar për ju, lëkura e përsosur nuk ekziston në jetën reale, vetëm në Instagram .

Në një kohë shumë të shkurtër, fotografia mori pesë mijë pëlqime dhe pothuajse 200 komente, shumë prej të cilave nënvizojnë se si standardet e bukurisë të promovuara nga rrjetet sociale janë në të vërtetë të paarritshme.

“Poret e saj … lëkura e saj duket pothuajse aq autentike sa e imja,” shkroi një vajzë e panjohur!

Me fjalë të tjera, askush në tokë nuk i përmbush standardet e bukurisë perfekte.

Asnjë qenie e vetme njerëzore! Sepse lëkura nuk është një sipërfaqe plotësisht e lëmuar si plastika. Njerëzit duhet ta mbajnë këtë në mendje, gjithmonë!


TË NGJASHME