HomeLifestyle

Pse tregu i punës sot shpërblen ata që rrezikojnë

Sfida e një interviste pune për një rekrutues është të parashikojë sjelljen e një personi në bazë të përgjigjeve të tij dhe qasjes mendore në menaxhimin e problemeve.

Pavarësisht moshës së një kandidati, 25 apo 60 vjeç, një ndër aspektet më të qarta që del në pah në një intervistë është pozicionimi i tij brenda vazhdimësisë “varet nga unë / nuk varet nga unë”.

Për çfarë bëhet fjalë? Bëhet fjalë për vizionin tonë në botë përpara një problemi. Ndërkohë që disa mendojnë “Nuk varet nga unë problemi, nuk varet nga unë zgjidhja”, të tjerë mendojnë se “Edhe pse problemi nuk varet nga unë, zgjidhja varet nga unë”.

Me fjalë të tjera, kemi perceptime të ndryshme krahasuar me aftësinë tonë për të ndikuar tek ajo që na rrethon. Disa e shohin jetën e tyre të rregulluar nga variabla të pavarura dhe të pakontrollueshme, të tjerë shohin një numër më të madh variablash që mund të kontrollohen apo ndikohen.

Në intervistat e punës, ky ndryshim në qasjen mendore shfaqet qartë, shpesh edhe në minutat e para, kur ju flisni për jetën tuaj në shkollë / punë: dikush tregon se bëri atë që kishte vendosur të bënte; të tjerë se e “gjetën veten” të bënin diçka. Dikush thotë “Gabova”; një tjetër se “Nuk ishin kushtet për të punuar mirë”; dikush se “Duhet të zhvilloj aftësi të reja për të gjetur një punë të re”; dikush tjetër “Për fat të keq, nuk i kuptuam tendencat në tregut”. Një thotë se “Po përpiqem për të gjetur mënyrën për të bindur shefin tim”; dikush se “Shefi nuk do ta kuptojë kurrë”.

Të gjitha këto shprehje mund të çojnë në një model të përsëritur mendor: mund të ndikojë në atë që më rrethon/nuk mund të ndikoj në atë që më rrethon.

Ky aspekt është i rëndësishëm sot, pasi bota e punës, në të gjithë nivelet, në të gjitha fushat dhe sektorët, shpërblen ata që përpiqen të forcojnë “status quo”, të eksperimentojnë zgjidhje të reja, të prodhojnë një ndikim ndryshimi te të tjerët.

Me fjalë të tjera shpërblen ata që ndërmarrin nisma. Dhe kjo nis nga vetëvlerësimi dhe besimi në vete. Të gjithë ne kemi një lloj “sistemi imunitar psikologjik”, nëpërmjet të cilit ne e mbrojmë veten nga lodhja, konfliktet dhe zhgënjimet. 


TË NGJASHME