HomeShowbiz

Pse u dorëhoq asistentja e Kylie?

Ish-asistentja e Kylie Jenner, Victoria Villarroel vendosi të shkëputet nga puna me miliarderen e njohur duke shkaktuar kështu një sërë reagimesh lidhur me arsyen e këtij vendimi. Ndjekësit e Jenner kanë aluduar se raporti i dy vajzave është prishur, megjithatë pas këtij momenti, Victoria ka zgjedhur t’i sqarojë të gjithë duke treguar se arsyeja e këtij vendimi lidhet me dëshirën e dy vajzave për t’u rritur profesionalisht të ndara nga njëra-tjetra.

Victoria ka shtuar se vazhdon ta dojë shumë Kylie-n sepse ato kanë punuar për vite të tëra bashkë, duke hedhur poshtë çdo aludim të fansave të tyre. Jenner ka vendosur ta ripublikojë këtë postim duke i shprehur njësoj dashurinë shoqes së saj.

Kujtojmë se linja e kozmetikës së Kylie-t është konsideruar si një nga burimet më fitimprurëse të 22-vjeçares që prej fillimeve të tij.


TË NGJASHME