HomeSociale

Pse u falën shkelësit dhe gjobat? Rama sqaron publikisht

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria do të formojë Task Forcën ANTI- COVID për monitorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë shëndetësore.

Ato do të jenë me bërthamë në qeveri dhe më pas me shtrirje rajonale, bashkiake dhe terren.

Rama theksoi se në bizneset me nivel risku të lartë prej COVID-19, pra protokoll të kuq do të ketë një ‘bluzë të bardhë’ për të monitoruar në kohë reale garantimin e masave dhe për të shmangur abuzimet nga pronarët apo punonjësit.

”Do të goditet mbi gjysëm miliardi por duhet të bëjmë dhe llogarinë pasi siç ka ndodhur në çdo shpi ka ndodhur dhe në shtëpinë tonë të përbashkët. Paralelisht me hapjen dhe brenda javës do ngrihet një Task- Forcë Anti- Covid me bërthamë qëndrore në kryeministri dhe më pas me rajonale, bashkiake dhe në territor, grupe që do të ndjekin nga afër standartet e protokolleve shëndetësore që kanë hapur bizneset.

Po punojmë për të vendosur pranë bizneseve që hynë në biznese në protokollin e kuq. Jeshili, i verdhi, dhe një i kuq aty ku risku është i lartë.
Në bizneset me protokollin e kuq ne do të vendosim një bluzë të bardhë, një person i cili do të ndjekë zbatimin pikë për pikë të protokollit në kohë reale. Që mos ketë asnjë çëdim, asnjë pronar, që duke mos garantuar standartet e sigurisë të rrezikojë shëndetin e të tjerëve. ”- tha Rama.

Rama sqaroi publikisht dhe arsyet pse u falën shkelësit e rregullave të qarkullimit dhe gjobat përkatëse gjatë periudhës së pandemisë Covid 19. Rama tha se atyre iu dha një shans i dytë në kushtet kur u bënë edhe ndryshimet në Kodin Penal.

“Gjobat dhe ndëshkimet nuk janë qëllim në vetëvete, nuk janë mënyrë për të mbushur arkën e shtetit. Nga gjobat në këtë situatë shteti s’ka përfitim finaciar, por duke pasur parsysh që kaluam edhe ndryshimet në Kodin Penal që e pamë të arsyeshme që atyre që nxituan dhe u gabuan t’i japim një shans të dytë në kushtet kur startojmë me Kodin e ri Penal”,- tha Rama.

Kryeministria tha ndër të tjeëra se: “Zbatimi i normave dhe rregullave nuk bëhen se dikush do të kapë, por bëhen se dikush do të të kapë. Pse kollaj e kam unë të them të dalin nënat dhe të mos dalin baballarët, edhe unë mbyllem në shtëpi, rri në shtëpi po nuk jam frikacak. Nuk më vjen fare keq që dikujt tjetër që e shkeli rregullin iu fal për t’i dhënë një mundësi e dytë”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME