HomeLifestyle

Pse vajzat e mira dashurojnë djemtë e këqinj?!

Pra ti je një vajzë e mirë që pëlqen djemtë e këqinj, dhe se di pse.Ti e di që ai nuk është i mirë për ty por që gjithsesi ti do ta takosh.
Përpara se te fillosh të pish cigare, alkool dhe të fillosh të vishesh me hoodie, më lër të të them pesë arsye se pse djemtë e këqinj janë të parezistueshëm.Dhe se pse duhet ti rezistosh.

1.Djemtë e këqinj janë seksi.
Le të jemi te sinqertë.Kur degjojmë shprehjen “djalë i keq” ne mendojmë për nje mashkull të gjatë, te bëshëm, hijerëndë, me shikim shpotitës, biceps, xhaketë lekure të zezë etj.Por duhet ta pranojmë që fiziku nuk është asgjë para personalietit.Djemtë e këqinj do jenë gjithmonë moskokcarës…edhe kur plaken.Diferenca eshte vetëm që kur plaken do bëhen me bark nga birra dhe nuk do të kenë me muskuj barku.

2.Djemtë e këqinj janë të ndaluar për ju.
Si nje vajzë e mire, prindërit të kanë mësuar që mos të sjellësh në shtëpi një djalë që nuk është në nivelin tuaj, jo një gangster me pak fjalë.Por pse tërhiqesh nga i forti i lagjes vajzë e dashur?!Nga natyra njerezore të gjithë duam atë që është e ndaluar.Kjo është biologjike.Ashtu sikurse Eva kishte të ndaluar frutin, ashtu edhe vajzat e mira i kanë të ndaluar djemtë e këqinj.Por djemte e këqinj janë të ndaluar për një arsye:ata janë të këqinj.

3.Djemtë e këqinj janë konfident.
Shumica e djemve të këqinj nuk e vrasin mendjen për atë që janë.Ata mund të bëjnë keq sa të duan, dhe ndihen shumë mirë për këtë gjë.Djemtë e këqinj pijnë alkool, tymosin, ngasin motocikleta, jane inferiorë ndaj të tjerëve, nuk marin përgjegjësi, shpeshherë mashtrues të zotë etj.Nuk je e interesuar?Atyre nuk i intereson.Pse?Sepse kanë nje rresht femrash që duan ti kenë ata, dhe ata e dijnë këtë gjë.Ju doni konfidencën e atij…dhe ai e di këtë gjë.E vërteta është që konfidencën ata e kthejnë në mendjemadhësi.Ti nuk do të kesh në krah një djalë mendjemadh apo jo?Nje djalë i tillë nuk e ka shume problem të të thotë që ti nuk je ndonjë gjë e madhe për atë.Dhe nese ai ta plas këtë në fytyrë, nuk ke ç’bën.Oh, ti je e dashura e tij? Edhe?Ai do vazhdojë të flasë me vajza të tjera edhe duke qenë me ty.Është pjesë e mendjemadhësisë.

4.Djemtë e këqinj janë argëtues.
Rreziku gjithmonë është tundues.Dhe djemtë e këqinj e bejnë me se miri ketë gjë, janë të lindur për të thyer regullat dhe per të jetuar la vida loca, sidomos për vajzat e mira që janë mësuar me rregulla në jeten e tyre.Por duke perjetuar gjithë këtë rebelizëm intrigues, gjërat bëhen shkatërruese.Nese ai është i prirur për ti kaluar limitet e rrezikut…ç’do gjë mund të ndodhë.Madje gjërat mund të shkojnë deri në fatalitet.

Disa vajza mendojnë se djemtë e këqinj mund të ndryshojnë.
Këtu është pjesa që ti je gabim.Ti nuk mund të ndryshosh një djalë të keq.Ti nuk mund ta kesh asnjeherë atë nën kontroll.Disa femra marin riskun për ta bërë këtë gjë, duke u munduar ti kthejnë ata në djemë të mirë, por që nuk ja dalin.
Mire, ti mundesh.Eshte e dhimbshme ta mendosh.Ti nuk mund ta ndryshosh ate.Boll harxhove kohe.
Në fund të fundit, nëse te dashuruarit atë është e gabuar, ti nuk ke pse e bën atë gabim.Nuk ka të ardhme ndërmjet teje dhe djalit të keq.E vërtea dhemb.REZISTO!
Jepi djalit të mire nje shans!

M.D|GotaNews


TË NGJASHME