HomeLifestyle

Pse vajzat që përdorin Photoshop nuk janë të lumtura?

Photoshopi te fotot po kthehet në një problem për shëndetin mendor.

1. Modifikimi i fotove është kthyer në një trend.

Modifikimi i fotove para se t’i postojmë në një media sociale është bërë një gjë e zakonshme mes të famshmëve dhe përdoruesve normalë. Në shikim të parë, ky veprim i pafajshëm mund të duket si një dëshirë e thjeshtë për të përmirësuar një pamje dhe të dukemi më mirë. Por në realitet, pas gjithë kësaj mund të fshihen pasiguria, çështjet e imazhit të trupit dhe gjendjet depresive.

2. Të bërit selfie çdo ditë ju ul humorin.

Të bërit selfie konsiderohet një veprimtari që mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të demoralizuar. Një selfie e mirë tërheq ndjekësit e t’u duke lënë një përshtypje të mire.

3. Njerëzit duan të jenë perfektë.

Ne nuk kemi nevojë të jemi profesionistë për të përdorur një program me filtër të integruar. Disa prej tyre janë qesharakë dhe tepër argëtuese për t’u përdorur. Disa ndryshojnë tiparet tona të fytyrës përtej njohjes dhe kur e bëjmë gjithë këtë përpjekje për t’u dukur të përsosur dhe të parezistueshëm në sytë e të tjerëve, harrojmë plotësisht bukurinë tonë të vërtetë.

4. Problemi që fshihet pas rregullimit të fotove është serioz.

Modifikimi i fotove para postimit mund të ndikohet nga një ndjenjë pasigurie dhe pakënaqësie me veten. Ekzistojnë lloje të ndryshme të pakënaqësie, si të qenit mbipeshë ose nënpeshë, forma e trupit tonë, lëkura jonë, flokët ose ndonjë gjë tjetër në trupin tonë që nuk na duket e bukur

5. Ka pasoja në shëndetin mendor.

Është e rëndësishme të theksohet që mediat sociale ndikojnë në shëndetin mendor. Ju do të përjetoni një presion psikologjik, nënvlersim për veten dhe do të humbni vetëbesimin.

6. Gjithmonë është mirë të përqendroheni tek vetja juaj sesa tek të tjerët.

Ndonjëherë është më mirë të mbyllni aplikacionin dhe të përqëndroheni në diçka tjetër. Gjejini vetes një aktivitet apo hobi të ri tërheqës që do të mbushë kohën tuaj të lirë dhe do ju largojë nga mendja fiksimin ndaj fotove perfekte. Pra problemi është vetëm në mendjen tone, ndryshimi nis nga ne.


TË NGJASHME