Lajme Lifestyle Showbiz

Pse vallë?! Këngëtarja e hitit “Senorita”, nuk e ka fare me qejf Instagram-in

Image result for camila cabello

Camila Cabello nuk e ka fare me qejf Instagram-in, por jo pa arsye. Për të, rrjetet sociale mund të bëhen tokstike, aq më tepër kur je personazh i njohur.

Prandaj, Cabello zgjedh të qëndrojë sa më larg Instagram-it, duke postuar sa më rrallë të jetë e mundur.

“Doja t’ju dërgoja dashuri të gjithëve këtu. Unë nuk para i përdor rrjetet sociale, sepse s’janë të mira për mua. Unë nuk di si të mos ndikohem nga ajo që njerëzit thonë këtu, prandaj më mirë nuk i lexoj fare. Gjithsesi, jam shumë e ndërgjegjshme që mund ta përdor këtë platformë për të ndihmuar njerëz , sado pak qoftë.”- shkruan këngëtarja.

Camila siguron të japë mesazhe të vlefshme. Sipas saj, 5 minuta në ditë duhet thjesht “të merrni frymë”!

“E kam bërë shumë shpesh këtë së fundmi dhe më ka ndihmuar. S’e kuptoja meditimin më parë, ose konceptin e “merr thjesht frymë”, por tani që e di cilësia e jetës sime ka ndryshuar shumë. Jetoja me shumë gjëra në mendjen time dhe stërmendoja, por tani jam fokusuar tek trupi  dhe e tashmja ime.”- shkruan ndër të tjera ajo.

Aktualisht, përflitet se këngëtarja është në një lidhje dashurie (të zjarrtë) me Shaën Mendes.

Related posts

Aksident në Korçë, dyshohet për 3 viktima

Mila

Haradinaj: Ja pse jap dorëheqjen

Klaudia gotanews

Irani përjashtohet nga vendimi i OPEC

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!