HomeShowbiz

Pse zgjodhi Kledi Kadiun dhe jo Ilir Shaqirin/ Lori Hoxha e thotë troç arsyen

Ishte mësuar më parë që Kledi Kadiu do të ishte pjesë dhe ndoshta kryesori në jurinë e “Dancing With the Stars”, por ditën e djeshme balerini e ka konfirmuar këtë gjë zyrtarisht përmes një postimi në Instagram. Një postim që u shpërnda më pas edhe nga producentja dhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha.

Krah postimit të Kledit në Instastory, Lori ka treguar edhe arsyen se pse ka zgjedhur pikërisht atë në këtë rol, ndërsa e cilëson edhe si balerinin më të mirë shqiptar.

Ajo ka zbuluar edhe se kur ishte e vogël, babai i saj I ndjerë, Dritan Hoxha, e detyronte që bashkë me Sarën që shkonin tek academia e baletit të Kledit në Romë për të ndjekur kurse.

Lori Hoxha shkruan:

“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjecare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa të udhëtonim cdo ditë pas shkolle për tu ushtruar te akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë Shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjeter. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia të para me të ka qënë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetra vajza e djem përgatiteshim për shafaje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që te kuptoja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi. Si cdo balerinë aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte në adoleshencë) doja të bija në sy te “balerini famshëmi Mediaset”. Në të gjithë madhështine e tij me modestinëmë të madhe ai nuk ngurroi të më jepte atë që për cdo balerinë është esenciale; të dali e para.

Sot, 16 vite më vone suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megjithatë rrethana jonë nuk është më e njejtë. Unë nuk kërcej më (jo prej deshirës por stafi i @dwts.albania nuk më do per ogur të mirë në premieren e saj) dhe ai nuk është këtu për të më gjykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe të @sarahoshaaa për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë qe unë ngulmoja që pas fitores time ne 2014 ta kisha pjesë të @topchannelalbania dhe që Sara po e sjell në jetë me nje skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapa skenë.”


TË NGJASHME