HomeSport

“PSG është skuadra më e fortë që kam luajtur”, Icardi ‘thumbon’ Inter

Një prej futbollistëve, që ‘ndezi’ merkaton verore, ishte pikërisht sulmuesi argjentinas Mauro Icardi. Marrëdhëniet aspak të mira me stafin drejtues të Inter, bënë që sulmuesi të largohej nga ekipi në drejtim të Francës, ku aktivizohet për PSG. Deri më tani, Icardi ka bërë një nisje fantastike duke shënuar si në kampionat, ashtu edhe në Champions.

Mbrëmjen e djeshme, Icardi shënoi një dopietë kundër Marseille dhe në një deklaratë argjentinasi, duket se e ka harruar komplet Inter dhe është fokusuar te PSG.

“PSG është skuadra më e fortë për të cilën kam luajtur, ndihem shumë mirë këtu dhe kam kimi të mirë me shokët e ekipit. E dija se duhej të shënoja gola, kur erdha këtu. Kjo është ajo që unë kam bërë gjithmonë dhe kjo është ajo që kam dashur të bëj. Kam luajtur me disa lojtarë me të vërtetë fantastik dhe kjo është qartë se është skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur”, u shpreh Icardi


TË NGJASHME