HomeSport

PSG mendon largimin e Neymar, A-Khelaifi kërkon ndryshime

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, paralajmëroi ndryshime të mëdha në ekip për sezonin e ardhshëm. “Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë që i takojnë, nuk jemi këtu për tu argëtuar por për të punuar më shumë. Nuk pranoj më sjellje si yll. Nëse dikush nuk është dakord me këtë atëherë e ka derën të hapur”, është shprehur Al-Khelaifi, i cili preferoi mos të flasi me emra të përveçëm, por sipas të përdithsmes pariziene “L’Equipe’, kjo deklaratë i referohet pikërisht Neymar. Në fakt, prej disa kohësh, PSG, është duke menduar për mundësinë e largimit të yllit brazilian.

Për momëntin, e vetmja skuadër që shfaq interesim për Neymar, është Barcelona. pasi Real Madrid është tërhequr nga kjo ide pasi reparti sulmues i tyre quhet i kopmletuar, pas ardhjes së Jovic dhe Hazard.

Al-Khelaifi, ka bërë thirrje të qartë për ndryshim në ekip, pasi investimi ka qenë i madh dhe rezultatet në Europë po mungojnë. Dështimet në Champions, nuk kanë të sosur. Edhe në stafin teknik ka pasur ndryshime, ku bie në sy rikthimi i Leonardo, si drejtues sportiv. “U binda sa ka ardhur momenti të ndryshojmë diçka, nëse jo, nuk do shkonim asgjëkund, kam besim absolut te Leonardo”, tha Al-Khelaifi gjatë një interviste për ‘France Football’.


TË NGJASHME