HomeSport

PSG “shopping” në Madrid, 210 milionë euro për tre lojtarë

Sezoni që lamë pas për PSG sërish rezultoi një sezon zhgënjyes, ku skuadra pariziene dështoi në objektivin kryesor të këtyre viteve të fundit, në Champions League. Largimi me turp nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë, ka bërë që drejtuesit e PSG, të mendojnë për një tjetër revolucion. Nasser Al-Khelaifi, sheiku që ka në pronësi klubin, ka një plan të thjeshtë për të përforcuar ekipin, ai pritet të zbarkojë në Madrid me një ofertë prej 210 milionë eurosh për tre futbollistë të Real Madrid. Bale, Isco dhe Kroos janë tre emrat për të cilët do të vijë kjo ofertë.

Në anën tjetër edhe Real Madrid pritet të ndërhyjë fuqishëm në merkato dhe një shifër e tillë, është një shifër e konsiderueshme për të bërë realitet edhe planet e tyre në merkato. Megjithatë, ideja e Al-Khelaifi për të bërë “shopping” në Madrid nuk është thjesht çmenduria e radhës, por një lëvizje e studiuar mirë pasi të tre lojtarët nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Zidane.

Kjo lëvizje e PSG i detyron fillimisht të shesin pasi duhet të jenë korrekt e rregullat e Fair Play financiar. Cavani dhe Draxler pritet të jenë dy të sakrifikuarit e parë. “Matadori” vijon të ketë shumë admirues kudo në Europë, shitja e tij nuk do të ishte aspak problem, ndërsa për Draxler, Bayern Munich është gati të paraqes një ofertë konkrete.


TË NGJASHME