HomeSociale

Publikimi i përgjimeve nga “Bild”/ Reagon kryetari i PD në Durrës

Kryetari i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, ka reaguar pas publikimit të 6 audiopërgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane, BILD, në të cilën përfshihet kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako dhe zyrtarët të lartë të PS-së, të cilët komunikojnë me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijaku.

Në një deklaratë për shtyp, Xhaferaj tha se historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës, sipas tij, është “aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike”.

Xhaferaj shtoi se përgjimet treguan se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit për blerje votash, por se tashmë, sipas tij, krimi është brenda shtetit.

Deklarata e plotë:

Sot u publikua skandali i radhes i qeverise Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimin e fakteve te kapjes se shtetit nga krimi i organizuar.

Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike.

Duket se fenomeni është zhvilluar gradualisht nga nje problematike e perdorimit te krimit per te blere vota drejt marrjes se funksioneve politike nga ana e krimit te organizuar. Pra, krimi organizuar cakton zyrtare te shtetit, cakton deputete dhe kryebashkiak te rilindjes.

Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes  së Ramës, kur në Europë edhe per problem te  mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje.


TË NGJASHME