HomeShowbiz

Publikohen foto të ‘nxehta’ të Aurelës me të dashurin misterioz

Publikohen fotot të çiftit gjatë pushimeve.

Prej më shumë se dy vitesh Aurela Hoxha po jeton në Barcelonë ku është bërë sipërmarrëse me një brand të vetin.

 

 

Edhe pse larg syrit të publikut shqiptar, pak kohë më parë u zbulua se Aurela po bashkëjeton me partnerin e saj në Spanjë. Partneri i Aurelës quhet Alban dhe është rezident prej shumë vitesh në Barcelonë ku ka biznese të konsoliduara në fushën e hotelerisë.

Aurela dhe Albani janë njohur gjatë pushimeve të saj në Spanjë nga miq të përbashkët rreth 3 vite më parë. Pas takimit të parë, Albani vendosi të vijë në Shqipëri për të kaluar më shumë kohë me Aurelën.


TË NGJASHME