HomeTeknologji

Publikohen fotot e Samsung Galaxy S20

Tashmë është zbuluar: celulari i ri i markës Samsung do të jetë Galaxy S20, ashtu siç është spekuluar prej javësh tashmë.

Fotot tregojnë se ky celular do të ketë 4 kamera në pjesën e pasme të tij.

Linja S20 do të përfshijë celularin S20, S20+ dhe S20 Ultra, që mendohet se do të ketë një kamerë me teknologji më të lartë. Mendohet se këto celularë do të kenë variante për 4G dhe 5G.

Celularët e rinj Samsung do të prezantohen në eventin e madh që do të mbajë marka koreano-jugore në 11 shkurt 2020.


TË NGJASHME