HomeLajme

Publikohen statistikat e transportit për muajin Janar

Publikimi i Statistikave të Transportit paraqet rezultatet mbi transportin e mallrave dhe pasagjerëve, sipas llojeve, si dhe eksportin dhe importin e mallrave sipas mënyrës së transportit, në frekuencë mujore.

Të dhënat janë administrative dhe burimi kryesor i informacionit është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Këto janë statistikat e transportit për muajin janar 2020:

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Janar 2020 është 329 mijë ton, duke u rritur 10,3 %, krahasuar me Janar 2019. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Janar 2020 është 3,1 milionë ton-kilometër, duke u rritur me 30,0 %, krahasuar me Janar 2019.

Në muajin Janar 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 177 ton mallra, duke u ulur me 10,6 %, në krahasim me Janar 2019.

Numri i fluturimeve të kryera, në Janar 2020 është 2.070 duke shënuar një rritje me 4,7 %, ndaj Janar 2019.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Janar 2020 është 69.923 pasagjerë. Krahasuar me Janar 2019, ky tregues është rritur 5,0 %.

Në muajin Janar 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 77,8 % të transportit gjithsej.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit në Janar 2020, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 64,8 mld lekë dhe 56,7 % e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

Në Janar 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 62,7%, me rrugë 34,5% dhe me ajër 0,4%. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur me 12,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Importet e mallrave

Në Janar 2020, mallrat e importuara me det zënë 53,4 %, me rrugë 41,7 % dhe me ajër 2,9 %.

Mallrat e importuara me rrugë, në Janar 2020 janë rritur me 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

A.A/ GotaNews


TË NGJASHME