HomeShowbiz

Publikohet bashkëpunimi i Calvin Harris me artistin më të dashur anglez!

Calvin Harris ka publikuar këngën më të re, Giant.

Para pak ditëve është lajmëruar se Dj i suksesshëm britanez, Calvin Harris, po vjen në një bashkëpunim të radhës me një nga artistët më të dashur angelz.

Bëhet fjalë për Rag n’ Bone Man, këngëtarin e hitit ‘Human’.

Dyshja janë bërë bashkë për të sjellë këngën ‘Giant’, këngë kjo që fansat po e presin me padurim që kur është marrë vesh lajmi.

Së fundmi është raportuar që ai është nominuar për tre çmime në ceremoninë e ardhshme të iHeartRadio Music Awards 2019 – duke përfshirë atë për Artistin Dance dhe Këngën Dance të vitit me hitin e tij “One Kiss”, të cilin e realizoi me këngëtaren nga Kosova, Dua Lipa.

Kjo ceremoni pritet të mbahet më 14 mars.


TË NGJASHME