HomeShowbiz

Publikohet kënga e reperit të ndjerë, Juice WRLD

Publikohet Kënga e Juice WRLD me Trippie Redd para vdekjes. Juice WRLD dhe Trippie Redd u bashkuan për projektin “Tell Me U Luv Me”, e cila është publikuar ditën e djeshme.

Ishte familja e reperit të njohur ajo e cila ka vendosur që të publikojë një prej këngëve të tij.
Në këngën e re, Juice ka folur për vartësinë e tij nga droga, si dhe betejën me ankthin. Tekstet eksplicite janë të mbushura me referenca për pilula dhe se ishte i varur nga kokaina.

Muzikanti i ndjerë, emri i vërtetë Jarad Higgins, vdiq në dhjetor të vitit 2019, pasi pësoi një mbidozë fatale në Aeroportin Midway të Chicagos.


TË NGJASHME