HomePolitikë

Publikoi librin me “sekretet” e Donald Trump, nis hetimi penal ndaj John Bolton

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton, po hetohet për zbulimin e mundshëm të informacionit të klasifikuar, kur ai publikoi një libër me kujtimet e tij në muajin qershor.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së filloi hetimet penale pasi nuk arriti të ndalonte botimin e librit, raporton BBC. Bolton mohon të gjitha akuzat, shkruan Rel.

Në libër, Bolton e përshkruan administratën Trump si kaotike. Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i Sigurisë Kombëtare më 2018-19, gjithashtu pretendon se vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtohen nga dëshira e tij për rizgjedhje.

Në kohën e botimit të librit “Dhoma ku ka ndodhur: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë”, presidenti Trump e bëri të qartë se ai donte që ish-ndihmësi i tij të ndiqej penalisht, duke e përshkruar atë si “jashtëzakonisht të paaftë” dhe “një gënjeshtar”.

Në një deklaratë, avokati i Boltonit, Charles J. Cooper tha se “ambasadori Bolton refuzon prerazi çdo pretendim që ai ka vepruar në mënyrë të pahijshme, e lëre më në mënyrë kriminale, në lidhje me botimin e librit të tij, dhe ai do të bashkëpunojë plotësisht, siç ka punuar gjatë gjithë kohës, me çdo hetim zyrtar për sjelljen e tij”.


TË NGJASHME