HomeShowbiz

Publikojnë klipin “Taki Taki”, DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna dhe Cardi B

DJ Snake ka lansuar videoklipin eksploziv për bashkëpunimin e tij me Selena Gomez, Ozunan dhe Cardi B.

Klipi është xhiruar nga Colin Tilley në një shkretëtirë.

Në kohë të saktë për Hallowinin, ky projekt vjen në formë spektakolare.

Selena duket joshëse në këtë klip duke u shfaqur mjaft seksi.

“Taki Taki” është ngjitur shpejt në top lista. Aktualisht është kënga më e dëgjuar në botë në Spotify dhe është në vendin e 27-të në Billboard Hot 100.

Videoklipi u shpall si premierë gjatë ceremonisë së American Music Awards në vitin 2018.

Cardi B në American Music Awards e fitoi çmimin e parë të saj si hip hop artiste.


TË NGJASHME