HomeSociale

“Puna e palodhur e mësuesve”, Besa Shahini video-mesazh falenderues për arsimtarët

Mbyllja e detyrueshme e shkollave, bëri që ministria e Arsimit, sportit dhe Rinisë të aplikonte mësimin online. Në përmjet një video-mesazhi, ministrja Besa Shahini, ka falenderuar të gjithë mësuesit dhe mësueset për punën e mirë që po bejnë gjatë këtyre ditëve.

Mesazhi i plotë:   

“Mësues të dashur!

Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës time për punën e mirë që keni bërë me nxënësit tuaj gjatë kësaj jave. E di që nuk është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë tek ekrani i kompjuterit, por ju të gjithë e bëtë pa u ankuar fare.

Sot që flasim, rreth 75% të nxënësve kanë patur komunikim me mësuesit e tyre – pra me juve – kanë marrë instruksionet nga ju për detyrat që duhet t’i bëjnë gjatë këtyre 2 javëve. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që të përfshijmë sa më shumë nxënës në komunikim direkt me mësuesit e vet. Kështu që ju ftoj, ju lutem, nëse nuk keni rënë në kontakt ende me nxënësit tuaj, ta bëni këtë sa më parë që është e mundur.

Na pret edhe një javë tjetër e vështirë, ku do të punojmë në kushte shtëpie, por e di dhe jam e bindur që bashkë do t’ja dalim!”

Të gjithë mësuesit në punë, nga shtëpia ????????.Faleminderit pa masë për punën e mirë që keni bërë gjatë kësaj jave! Një tjetër javë e vështirë mësimi në kushte shtëpie na pret, por bashkë do ja dalim! ??#mësojmëngashtëpia?

Posted by Besa Shahini on Sunday, March 15, 2020

TË NGJASHME