HomeLajme

Koronavirusi / Si të punojmë nga shtëpia

puna nga shtepia

Kompanite nga e gjithë bota po përshtaten me situatën e re të izolimit social masiv të urdhëruar nga shumica e qeverive të shteteve të prekura nga koronavirusi Covid-19. Politika “Puno nga shtepia” ka filluar të zbatohet prej disa ditësh nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare si Google, Facebook, Twitter, Spotify, Amazon, Apple etj.

Kjo metodologji pune mund të vazhdojë për një kohë më të gjatë pasi pak ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjëndjen e pandemisë botërore për koronavirusin Covid-19.

Më poshtë mund të lexoni disa këshilla si të ambientoheni me metodën e re të punës nga shtëpia:

Komunikimi

Koronavirus ose jo, çelësi për të punuar nga shtëpia është komunikimi i qartë me pergjegjësin tuaj dhe të dini saktësisht se çfarë pritet nga ju.

Profesoresha e menaxhimit që studion punën në distancë në Northeastern University në Boston, Barbara Larson, thotë:  “Duhet të keni të qartë cfarë pritet nga ju nga dita në ditë. Pyesni menaxherin tuaj nëse ata mund të bëjnë një telefonatë 10-minutëshe në fillim të orarit të punës dhe në përfundim të tij. “

Shumica e njerëzve i kalojnë ditët e tyre në afërsi të shefit të tyre, që do të thotë se komunikimi është i lehtë. Por me punë në distancë, prishja e komunikimit është edhe më e mundshme nëse vendi juaj i punës nuk është mësuar me këtë metodë. Menaxheri juaj mund të mos jetë mësuar të administrojë punonjësit online ose kompania juaj mund të mos ketë një infrastrukturë të gatshme për punën në distancë.

Merreni Seriozisht

Nëse nuk keni një zyrë në shtëpi, krijoni me sa të keni mundësi një hapësirë për punën. Mosekzistenca e një hapësire pune, të pajisur mirë në shtëpi, kur njerëzit fillojnë punën nga distanca mund të shkaktojë një ulje të përkohshme të produktivitetit. Monitorët të dyfishtë, tastierë dhe maus ëireless e bëjnë më produktiv punën në shtëpi. Prandaj, në vend që të shtriheni në shtrat me një laptop, provoni diçka më serioze. Mjafton një tavolinë, një karrike e drejtë dhe një cep më pak i zhurmshëm i shtëpisë do bënin një ndryshim cilësorë si në aspektin e produktivitetit dhe të rehatisë personale.

Me një hapësirë pune të dedikuar ku mund të përqendroheni, bëhet më e lehtë të zhbllokoni potencialin tuaj në punën në distancë. Në një studim të 7,000 punëtorëve vitin e kaluar nga FlexJobs, 65% thanë se ata janë më produktivë që punojnë nga shtëpia, duke përmendur si avantazh uljen e ndërprerjeve nga kolegët, mungesa e politikave të zyrave dhe uljen e stresit nga komunikimi.

Shmangni ndjesinë e izolimi

Izolimi i zgjatur mund të ndikojë potencialisht në moralin dhe produktivitetine personit. Kjo është arsyeja pse Larson sugjeron që skuadrat e punës, të përpiqen të mbajnë një pamje të normalitetit dhe shoqërisë në mënyra jo konvencionale, si për shembull ngrënia në orarin e pushimit së bashku në video-telefonatë ose pirja e nje kokteili nën shoqërinë virtuale duke përdorur aplikacione si Slack ose Skype.

“Është një mënyrë e mirë për t’u lidhur, e çuditshme, por të gjithë ndihen të çuditshëm, kështu që është kënaqësi. Ne jemi të gjithë në këtë situatë dhe kjo sjellje e lehtëson barrën psikologjike” – tha Larson.

Mbani moralin lart

Mos e merni si diçka të lehtë, këto janë kohë stresuese. Titujt negativë, shqetësimi për të dashurit e moshuar ose të dashurit dhe rezistenca personale që i bën panikut, mund të bëjë deme në emailet e punës. Por sa më shumë përpjekje për të vendosni në komunikimin me kolegët, aq më shumë shanse keni për të shmangur ndjenjat e izolimit, gjë që mund të çojë në depresion.

Ndërveprim ballë për ballë në internet përmes videove, kontrolle të rregullta të menaxherëve – veçanërisht për ata punonjës që jetojnë vetëm dhe mund të ndjehen më të izoluar, janë disa nga masat më të dobishme.

Nëse jeni menaxher, ju takon të ofroni një komunikim të qartë dhe është gjithashtu e rëndësishme të mbani moralin e lartë. “Është e lehtë të stresohesh apo të dëshpërohesh këto ditë. Nëse jeni menaxher, pranoni se do të keni stres dhe vështirësi. Detyra juaj është të jeni një nxitës i shkëlqyer për ekipin. “- thotë profesoresha Larson


TË NGJASHME