HomeSport

Punime me ritme të shpejta, merr formë “shtëpia” e re e Partizanit

Vijojnë punimet me ritme të larta në Kompleksin Sportiv të Partizanit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq njofton se aktualisht po realizohet porta e hyrjes qendrore të kompleksit dhe stadiumit. Gjithashtu drejt përfundimit të plotë është sistemi qendror i kullimit të ujrave.

Në këtë vit të ri, shtëpia e re e Partizanit, duket se ka marrë formë, teksa janë prodhuar edhe elementët konstruktivë metalikë për mbulimin e tribunës përballë dhe asaj qendrore.

Klubi njofton gjithashtu se vazhdojnë punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të tribunës qendrore. Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:


TË NGJASHME