HomeSociale

Punime, OSHEE: “Ja cilat zona të Tiranës nuk do të kenë drita”

Për shkak të punimeve që do të kryhen në zonën e Tiranës, pak orë më parë OSHEE ka dhënë njoftimin se në disa zona do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm dhe duke vijuar deri në orën 14:00 në mesditë.

Sipas OSHEE punimet do të kryhen në dy kabina “2 R construksion” dhe “Thanas Ziko” dhe zonat që do të mbeten pa energji janë “Kel Kodheli”, “Rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike, “Thanas Ziko”, “Dervish Hekali” dhe “4 Dëshmorët”.

Njoftimi i plotë

Për shkak të punimeve që do kryhen në kabinat “2 R construksion” dhe “Thanas Ziko”, në datën 25 mars gjatë intervalit kohor 09.00-14.00 do të mbeten pjesërisht pa energji zonat përreth rrugëve:
“Kel Kodheli”, “Rruga e Kavajës, afër urës së shkollës Teknologjike, “Thanas Ziko”, “Dervish Hekali” dhe “4 Dëshmorët”


TË NGJASHME