HomeRajon

Punimet në Notre Dame/ Kompania: Flakët një orë pasi mbyllëm punën

Në vitin 2018, kur kompania “Le Bra Frere” fitoi kontratën prej 5.8 milionë eurosh për të restauruar katedralen “Notre Dame”, shefi ekzekutiv Zhylien Le Brah, fliste me siguri për aftësinë e kapacitetet e firmës së tij  për restaurimin e katedrales dhe mbrojtjen e vlerave të saj historike.

Kompania “Le Bra Frere” e themeluar në vitin 1954, ka të punësuar 200 mjeshtra dhe asaj i janë besuar punime restauruese të disa prej godinave më historike të Francës.

Por këtë të martë, 12 mjeshtrit e kompanisë që po punonin në katedrale janë marrë në pyetje nga hetuesit, pasi maja konike e “Notre Dame” e njohur si shigjeta e katedrales, u rrëzua si pasojë e zjarrit.

“Ne jemi më shumë se kushdo tjetër të interesuar për të hedhur dritë mbi origjinën e kësaj drame. Të gjitha masat e sigurisë po respektoheshin. Punonjësit po bashkëpunojnë pa më të voglin hezitim në hetimin e autoriteteve”

Sipas shefit të kompanisë, flakët u zbuluan rreth orës 18:50 të mbrëmjes, ndërkohë që punonjësit thuhet të kenë mbyllur punimet një orë e gjysmë para se zjarri të shpërthente.


Burimi: BalkanWeb


TË NGJASHME