HomeLajme

Punimet në rrjet, OSHEE: Ja zonat pa drita në Tiranë

OSHEE ka njoftuar se disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike. OSHEE ben me dije se për shkak të remonteve të planifikuara gjatë ditës së sotme 3 qershor, deri në orën 16:00 do të stakohet energjia në këto zona:

Pjesërisht rrugët: “Haxhi Hysen Dalliu”, “Pashko Gjeci” afër Kthesës së Kamzës, “Fehmi Agani”, “Gjergj Legisi” tek Blloku i Pall. Gintash, “Njazi Meka”, “Andrea Mano”, “Pandi Dardha”, “Thoma Filipeu” pranë TV Tirana, “Muhamet Deliu” pranë rep. Renea, “Ali Demi”, “Idriz Dollaku” dhe rruga e “Dibrës”, tek Medreseja.


TË NGJASHME