HomeSport

Punimet në stadiumin e Kukësit, flasin Gjici e Dervishaj

Klubi i Kukësit, ka postuar ditën e sotme një video në faqen zyrtare në “Facebook”, ku punimet për stadiumin “Zeqir Ymeri”, i ka inspektuar sot edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj.

Për mediat vendëse, të dy protagonistët thanë edhe fjalën e rastit. Anëtari i FSHF-, Dervishaj, u shpreh se është i kënaqur me ritmet e punimeve në impiant, por kërkon që stadiumi të jetë gati edhe para afatit të caktuar.

“Punimet siç shihet, që kur kemi qenë herën e fundit, kanë ecur me ritme të shpejta. Është bërë devijimi i kanalizimit kryesor të qytetit të Kukësit. Kanë filluar ndërtimet e kullës në pjesën e tribunës përballë. Po vijojnë punimet në themele. Ritmet kanë ecur shpejt, por ne bashkë me kryetarin, i kërkuam firmës të shtojë akoma më tepër ritmet, që këtu të punohet minimumi me 2 turne. E kemi thënë që afati është 15 muaj, por ne duam përgjysmojmë, dhe për 8 apo 9 muaj, ta bëjmë gati për Kukësin. Ne tani jemi të kënaqur me cilësinë e punimeve. Shpresoj që do të vazhdojë kështu, dhe nuk do kemi asnjë problem” – deklaroi Dervishaj.

arben dervishaj

Nga ana tjetër, presidenti Gjici u shpreh i gatshëm për të zgjidhur çdo problematikë që mund të lindë në punimet e stadiumit, ndërsa tha se do kërkojë që punimet të mbarojnë edhe para afatit, por pa prekur cilësinë.

safet gjici

“Jemi të kënaqur sepse ritmet janë të shpejta. Pas inspektimit të parë, ku arkitekti zgjidhi disa probleme, tani ka shumë fronte pune. Firma po punon, edhe fondet janë çliruar. Besoj se ne biseduam edhe me profesorin, për të shtuar fuqinë punëtore, ku mund të punohet me dy turne, por edhe më shumë, për të arritur afatin e kërkuar, por pa prekur cilësinë. Duhet të ruajmë standardet, por edhe të kapim afatin kohor. E dini që Kukësi po luan sa në një stadium, në një tjetër. Dua të falënderoj FSHF që e ka marrë seriozisht këtë investim, plus edhe qeverinë shqiptare. Edhe ne jemi në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të dalë. Kemi biseduar edhe me disa që u preket prona këtu afër, do e zgjidhim edhe me ata me mirëkuptim. Stadiumi është i Kukësit dhe i kuksianëve. Kemi bërë edhe një kërkesë që të nxjerrim një pus me ujë, sepse qyteti ka pak ujë. Me zor po mbajmë qytetarët me ujë, e jo më të ujisim edhe fushën e stadiumit” – u shpreh Gjici.


TË NGJASHME