HomeSociale

Punonjëset e fasonerisë në Vlorë protestë për pagën e luftës

Mëngjesin e kësaj të marte pnonjëset e një fasonerie në qytetin e Vlorës, kanë dalë në një protestë paqësore për të kërkuar pagën e luftës.

Ata janë punëtorët e një fabrike këpucësh me afro 300 punonjës, teksa asnjë prej tyre nuk e kanë përfituar pagën e luftës.

Vetë punonjësit shprehen i janë drejtuar institucioneve vendore, por u kanë thënë se e përfitojnë pagën e luftës por ekonomisti firmës, administratorët përkatës nuk e kanë bërë ende aplikimin për pagën e luftës.

Njëkohësisht me mospërfitimin e pagës së luftës punonjësit denoncojnë edhe kushtet në të cilat çdo ditë i duhet të punojnë. Ata i bëjnë thirrje të vendosin maskat dhe dorezat, teksa shpesh herë ata bshprehet se si maska përdoren letra hundesh të improvizuara si maska.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME