HomeShowbiz

Pushime në qytetin e dashurisë, mos vallë Enca shoqërohet nga i dashuri?!

Pasi mbushi 24 vjeç, këngëtarja Enca Haxhia vendosi që javën e ditëlindjes së saj ta festojë në qytetin e dashurisë, në Paris.

Në profilin e saj në Instagram, Enca ka ndarë momente të ndryshme nga Parisi, ku tregon se po i shijon pushimet në maksimum.

Mirëpo, nuk e dimë nëse me dashje apo jo, Enca ka lënë të kuptohet se me të mund të ndodhet dhe partneri i saj.

Teksa pyeste ndjekësit për gjërat që i sugjeronin të bënte, të shikonte apo të vizitonte, dikush i ka sugjeruar të bëjë dashuri.

Përgjigjen e Encës nuk e kemi pritur aspak, megjithatë këngëtarja na zbuloi se tashmë e ka bërë këtë gjë.

“Bëj dashuri, sepse është vendi më i mirë për ta bërë.”- i shkruan ndjekësi, ndërsa Enca ia ka kthyer: “E kam bërë”.


TË NGJASHME