HomeShowbiz

Puthja e Brad Pitt me aktoren bën xhiron në rrjetet sociale

Puthja më e sikletshme që po qarkullon në rrjetet sociale është ajo e aktores Lena Dunham dhe yllit Brad Pitt. Gjatë premierës së filmit më të ri të Tarantino-s, “Once upon a time in Hollywood”, aktorja është afruar për ta përshëndetur Brad, por ka qenë një puthje as në faqe dhe as në buzë që ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

Në fakt shumë e kanë quajtur si flirt nga ana e aktores, ose një ngatërrese e qëllimshme. Mirëpo, ky mund të jetë thjesht një moment i sikletshëm ku përshendetja mes tyre nuk ka shkuar siç duhet.

Ndërkohë nga kjo skenë vihet re edhe paksa siklet i Leonardo DiCaprio-s, i cili qëndron pranë tyre. Më pas dyshja janë ndarë duke bërë sikur një gjë e tillë nuk kishte ndodhur mes tyre.


TË NGJASHME