HomePolitikë

Putin: Trump më dëgjon, dëshiron lidhje më të mira SHBA-Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë të enjten se Presidenti amerikan Donald Trump e ka dëgjuar dhe ka qenë i gatshëm të përmirësojë marrëdhëniet SHBA-Rusi pavarësisht, situatës së komplikuar në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara.

Putin, i cili ka qenë pjesë e një forumi në Soçi, i ka bërë këto komente kur është pyetur nëse pajtohet që Trump dëgjon vetëm veten.

Putin ka thënë se ai mendon që presidenti amerikan dëshiron të stabilizojë marrëdhëniet e tensionuara mes Moskës dhe Uashingtonit dhe se nuk është e vërtetë që Trump dëgjon vetëm veten.

“Ndoshta ai vepron ashtu me dikë tjetër, mirëpo në këtë rast duhen fajësuar të tjerët. Unë kam dialog plotësisht normal dhe profesional dhe natyrisht që ai më dëgjon. E shoh që reagon ndaj argumenteve të mia”, ka thënë Putin, transmeton Reuters.

Lideri rus ka thënë se është normale që ata të mos pajtohen për shumë gjëra, diçka që ai e ka konsideruar të zakonshme në diskutimet me liderë të huaj.


TË NGJASHME