HomeLajme

Putini operohet në fshehtësi për të trajtuar kancerin, ja lëvizjet e çuditshme të këmbëve

Vladimir Putin i është nënshtruar një operacioni javën e shkuar dhe gjithçka ka shkuar mirë. Operacioni ka qenë për të trajtuar kancerin dhe mesa duket ai tashmë është duke e marrë veten. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërsa prej kohësh tashmë qarkullojnë fjalët se presidenti rus është sëmurë rëndë nga kanceri.

69-vjeçari iu nënshtrua një procedure të hënën e kaluar, pas këshillave të mjekëve, sipas të cilëve ky ishte një hap që duhej marrë patjetër, sipas asaj që poston në Telegram “General SVR”, që pretendon se merr informacion nga brenda Kremlinit.

Lajmi nisi të qarkullonte vetëm disa orë përpara se Putini të shfaqej në televizionin shtetëror në takimin me aleatin Aleksandër Lukashenko në Soçi, ku ai u kap në kamera duke i përdredhur këmbët ndërsa dyshja ishin ulur për bisedime.

Është hera e dytë që Putini filmohet duke bërë lëvizjen e çuditshme, e cila u kap në kamera gjatë një takimi me presidentin e Taxhikistanit një javë më parë. Nuk munguan aludimet se lideri rus mund të jetë duke vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit.

Fjalët rreth shëndetit të Putinit kanë nisur të paktën dy vite më parë kur thuhej se ai vuante si nga sëmundja e Parkinsonit ashtu edhe nga kanceri, por tashmë me nisjen e luftës kanë marrë vëmendje ekstra.


TË NGJASHME