HomeLifestyle

Qafa duket më e plakur se fytyra? Ja disa këshilla

Qafa është zakonisht e para ku shfaqen shenjat e plakjes. Ky është një fakt që dihet tashmë. Kjo sepse lëkura aty është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit, gjithashtu në qafë ka më pak gjëndra yndyre dhe kjo është arsyeja pse e humbet elasticitetin më shpejt. Po për fat të mirë, ekzistojnë disa metoda efektive për të minimizuar këtë proces. Vetëm se ju duhet të ndiqni disa këshilla sipas një disipline të rregullt.

Mos mbipërdorni parfumin

Parfumet përmbajnë alkool dhe aromatizues të ndryshëm të cilët thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike. Nëse e keni ritual të përdorni parfum disa herë gjatë ditës, spërkateni atë në kyçet e duarve.

Mos përdorni shpesh varëse të rënda

Varëset prej çeliku apo gjerdanët e rëndë tentojnë të tërheqin lëkurën e qafës. Përdorini vetëm në raste speciale. Për të njëjtën arsye, nuk është mirë të vishni edhe golfe sintetikë ose pulovra me jakë të ngushtë.

Kujdesuni për qëndrimin tuaj

Para së gjithash, një qëndrim i keq mund të jetë arsyeja kryesore për dhimbje koke dhe qafe. Së dyti, nëse qëndroni vazhdimisht keq mund të krijohen rrudha të cilat vështirë se mund të largohen.

Ka gjithashtu një armik tjetër të lëkurës së bukur dhe qëndrimit të mirë—telefoni celular. Shumë njerëz e mbajnë më poshtë se niveli i syve kur lexojnë ose shikojnë diçka dhe kjo provokon shfaqjen e rrudhave.

Hidratoni lëkurën e qafës rregullisht

Shumë gra e harrojnë, por qafa, ashtu si fytyra duhet trajtuar rregullisht. Nuk ka nevojë për locion special, mjafton të përdorni kremin e fytyrës duke e masazhuar qafën butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përgatisni në shtëpi një skrub me jogurt dhe tërshërë. Ndihmon në largimin e qelizave të vdekura pa e dëmtuar lëkurën e qafës.

Konsumoni më shumë ushqime me vitaminë C dhe acide yndyrore

Vitamina C përmirëson prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën elastike. Kjo është arsyeja pse duhet të përfshijmë më shumë agrume, domate e fruta pylli në dietën tonë. Gjithashtu duhet të konsumojnë  më shumë produkte të pasura me acide yndyrore omega 3 dhe omega 6: vaj ulliri, peshk të yndryshëm, fruta të thata dhe avokado. Ato ndihmojnë në ushqyerjen e lëkurës së brendshme dhe janë të jashtëzakonshme për shëndetin tonë.

Bëni ushtrime të ndryshme për muskujt e qafës:

-Lëvizni nofullën e poshtme para mbrapa

-Bëjini buzët në formën e shkronjës O dhe qëndroni për 5 sekodna. Përsëriteni disa herë. Pastaj bëni të njëjtën gjë me tingullin ‘E’ duke shqiptuar ‘eel’.

-Qëndroni drejt. Ngrini kokën lart dhe hapni gojën. Përpiquni të arrini buzën e sipërme me buzën e poshtme pa bashkuar dhëmbët. Përsëriteni ushtrimin disa herë/shije.al


TË NGJASHME