HomeLifestyle

Qartësohuni: Ky është ndryshimi mes deodorantit dhe antidjersës

Mund të keni dëgjuar që disa njerëz i referohen të njëjtit objekt me termat deodorant ose antidjers. Kjo gjë krijon konfuzion pasi mendojmë se po flasin për të njëjtën gjë mirëpo nuk është kështu. Doni të dini se cili është ndryshimi midis deodorantit dhe antidjersës?

Deodorantët parandalojnë erën e trupit dhe antidjersa ju ndihmon të ndaloni djersitjen. E thjeshtë, apo jo? Deodoranti parandalon krijimin e baktereve, gjë që parandalon fermentimin e djersës, e cila nga ana tjetër parandalon erën e trupit. Disa deodorantë përdorin alkool për të vrarë bakteret, ndërsa të tjerët ngadalësojnë rritjen e baktereve me substanca të tjera.

Ndërsa deodorantët zakonisht aplikohen gjatë gjithë ditës, antidjersa supozohet se do të aplikohen një natë më parë se të dilni – kjo i jep komponimeve alumini kohë për të bërë  efekt në gjëndrat e djersës. Antidjersa mund të aplikohet edhe në zona të tjera të djersitura përveç sqetullave, por kjo nuk rekomandohet me deodorantin. Nëse ende po mendoni se cila është e duhura për ju, janë të dyja. Nëse doni që dhe mos të djersiteni dhe të mbani erë të mirë duhet të përdorni të dyja!

Jeni të qartë tani?


TË NGJASHME