HomeRajon

Qasja e Maqedonsë së Veriut në NATO, ja sa shkon numri i vendeve që e kanë ratifikuar

Më shumë se gjysma, respektivisht 16 nga 29 vende anëtare në NATO, dhanë dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë Veriut në Aleancën e NATO-s.

Me Gjermaninë dhe Norvegjinë, 16 vende e kanë ratifikuar Protokollin për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, deklaron Qendra e LSDM-së për komunikim me publikun.

“Vazhdon përparimi drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Bundestagu gjerman dje e ratifikoi Protokollin për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Paraprakisht, Protokolli u ratifikua edhe nga ana e Parlamentit të Norvegjisë”, thuhet në deklaratë.

“Inkuadrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë realizim të interesave kryesore strategjike dhe kombëtare të shtetit tonë nga pavarësimi. Krahas sigurisë dhe stabilitetit, inkuadrimi në aleancën veriatlantike bart siguri për investime të reja të huaja, hapjen e vendeve të reja të punës, rritje ekonomike dhe zhvillim dhe më shumë para për qytetarët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.


TË NGJASHME