HomeLajme

Që prej 15 marsit, ulet ndjeshëm numri i viktimave në Itali

Në Itali, vazhdon të ulet ndjeshëm numri i viktimave, ku në 24 orët e fundit, janë shënuar vetëm 260 persona që kanë humbur jetën. Një lajm i mirë ky nga vendi fqinj, ku që prej 15 marsit numri i viktimave ishte konstant mbi 300. Deri më tani në Itali, janë shënuar një numër prej 26.644 viktimash.

Ndërkohë, janë shënuar 2.324 raste të reja, ku pjesaa më e madhe janë shënuar në Lombardi, plot 920 raste të reja. Nga përditësimi i të dhënave të Mbrojtjes Civile raportojnë një ulje të personave të shtruar në spital. Sot janë 2,009 persona në kujdesin intensiv, 93 më pak se dje. 21.372 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 161 më pak se dje. Ndërkhë në izolimin në shtëpi janë 82,722 persona.

Numri i personave të shëruar arriti në 64.928, me një rritje në 1808 në 24 orë dhe 2622 njerëz u shpallën të shëruar dje.


TË NGJASHME